FMN-ja parashikon ulje 7,5% të ekonomisë gjatë këtij viti, nga e cila do të dilet gradualisht përgjatë vitit 2021 dhe 2022, në raportin e publikuar, të hënën.
Ajo parashikon gjithashtu se deficiti buxhetor këtë vit do të arrijë sa 10% e prodhimit të brendshëm të vendit. Parashikimet janë pjesë e vlerësimit periodik që FMN i ka bërë gjendjes ekonomike dhe financave publike të vendit.
FMN konstaton se Shqipëria vazhdon të ndikohet nga pasojat e tërmetit dhe të pandemisë, duke paralajmëruar se thellimi i pandemisë mund ta përkeqësojë vështrimin ekonomik të vendit, pasi mund të dobësojë më tej turizmin, ulë dërgesat e emigranëve dhe investimet e huaja, si dhe të sjellë vështirësi financiare.
FMN thekson se niveli i rritur i borxhit, nevojat për të paguar borxhin e vjetër dhe niveli i huave të këqija në sektorin bankar mund t’i shtojnë rreziqet financiare nëse thellohet kriza e pandemisë.
Bordi i Drejtorëve të FMN-së, megjithatë, levdon përpjejet e autoirteteve shqiptare për të ruajtur qendrueshmërinë financiare dhe ekonomike dhe ka mirëpritur përgjigjen e aturiteteve në mbështetje të jetëve pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë covid.
Fondi këshillon autoritetet që të jenë të gatshme për të rritur mëbshtetjen nëse kjo gjë do të jetë e domosdoshme. Ata këshillojnë që mbështetja për ekonominë të vazhdojë edhe në vitin 2021, por ajo duhet të jetë e përkohshme dhe e drejtuar mirë.
FMN bën thirrje për transparencë dhe llogaridhënie në zbatimin e ndihmës së rindërtimit dhe të mbështetjes për pandeminë.
Në mënyrë të veçanë ajo kërkon ë fondet e rindërtimit t’i nënshtrohen rregulave për menaxhimin e shëndetshëm të financave publike, dhe duke shmangur i krijimit të detyrimeve të papaguara për punët publike të rindërtimit