Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që prodhimi kombëtar vendas i Shqipërisë do të bjerë me 5 për qind në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë.
Kjo rënie pritet që të kompensohet plotësisht gjatë vitit 2021 ku FMN parashikon një rritje prej 8 për qind në lidhje me vitin 2020, duke sjellë një rritje totale dy vjeçare, 2019-2021, prej rreth 2,6 për qind.
Sidoqoftë, inflacioni pritet që të mbetet nën kontroll, në nivelin e ulët prej rreth 2,4 për qind.
Fondi ka dhënë një pasqyrë të pritshme të ecurisë ekonomike botërore dhe parashikimet e PPB për çdo vend.
FMN parashikon një rrënie të ekonomisë botërore me 3 për qind, ndërsa në vendet e përparua ekonomike ulje totale pritet të jetë rreth 6,1 për qind në krahasim me vitin 2019.