BE nuk do t’i lërë qeverisë menaxhimin e fondeve për rindërtimin e shkollave

Nga Alice Elizabeth Taylor
BE nuk do t’i lërë qeverisë menaxhimin e fondeve për rindërtimin e shkollave

Qeveria shqiptare nuk do të ketë asnjë ndikim në mënyrën se si fondet e BE-së do të përdoren në projektet e rindërtimit të shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Exit Nesw më parë i dërgoi disa pyetje Delegacionit të BE-së, i cili u përgjigj se “fondet e dhëna kohët e fundit nga BE për rehabilitimin dhe rindërtimin e shkollave do të menaxhohen nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP).”

Kur u kontaktua nga Exit News, UNDP në Shqipëri konfirmoi se “vlerësimi për të gjitha proceset e prokurimit do të përbëhen nga UNDP-ja dhe nuk parashikojnë pjesëmarrje të qeverisë.”

Ata sqaruan gjithashtu se të gjitha fondet e dhëna nga BE-ja për UNDP për projektin e shkollave EU4Schools, menaxhohen në mënyrë të pavarur nga çdo fond tjetër që administron UNDP. Këto fonde nuk kanë asnjë lidhje me burimet që ka qeveria për rindërtimin pas tërmetit. Ato do të përdoren për rikonstruksionin dhe ndërtimin e 22 shkollave, të cilat nuk janë pjesë e listës së shkollave për të cilat qeveria aktualisht po organizon proceset e prokurimit.

Sa i përket proceseve të prokurimit që do të përdorë UNDP-ja, ata sqaruan se do duhet t’i përmbahen rreptësisht rregulloreve financiare të UNDP-së, të miratuara nga bordi ekzekutiv. Kjo rregullore parashikon që kontratat të jepen me një process konkurrimi përmes tenderëve zyrtarë.

Ata gjithashtu duhet t’i përmbahen parimeve dhe standardeve të UNDP-së, duke përfshirë cilësinë dhe vlerat më të mira për çmimin, garë të drejtë, integritet dhe transparencë, konkurrencë efektive ndërkombëtare dhe zgjedhja e fituesit të jetë në interesin më të mirë të UNDP-së. Kjo do të thotë që çdo transaksion biznesi duhet të jetë në përputhje me mandatet dhe parimet e UNDP dhe Kombet e Bashkuara.

Ata sqaruan këto pika në përgjigjen e tyre për Exit News:

“Si një organizatë publike e besuar me fonde donatore dhe e angazhuar për të mbështetur ekonomitë në zhvillim, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) punon për të përmirësuar qasjen në furnizimet e siguruara me cilësi, me kosto efektive dhe të besueshme. Ne e bëjmë këtë duke iu bindur parimeve dhe standardeve të mëposhtme të UNDP:

Vlera më e mirë për çmimin konsiston në përzgjedhjen e ofertës që plotëson më së miri nevojat e përdoruesit fundor dhe që paraqet kthimin më të mirë të investimit. Vlera më e mirë për çmimin është rezultat i disa faktorëve, përfshirë cilësinë, përvojën, reputacionin e shitësit, kostot dhe përfitimet e ciklit jetësor, dhe parametrave që matin se sa mirë objekti ose shërbimi i lejon organizatës të përmbushë objektivat e saj sociale, mjedisore ose strategjikë të tjerë .

Drejtësi, integritet dhe transparencë, e cila siguron që proceset konkurruese të jenë të drejta, të hapura dhe të bazuara në rregulla. Të gjithë ofertuesit e mundshëm duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, dhe procesi duhet të ketë kritere të qarta vlerësimi, udhëzime e kërkesa të qarta, kërkesa realiste dhe rregulla e procedura që janë të lehta për t’u kuptuar.

Konkurrenca Ndërkombëtare Efektive, e kuptuar si dhënia e informacionit në kohë ndaj të gjithë furnitorëve potencialë për kërkesat e UNDP-së, si dhe mundësi e barabartë për të marrë pjesë në veprimet e prokurimit; dhe

Në interesin më të mirë të UNDP-së do të thotë se çdo transaksion biznesi duhet të përputhet me mandatet dhe parimet e UNDP-së dhe Kombet e Bashkuara. ”

Exit News ka shkruar më parë se në proceset e prokurimit të ndërmarra nga qeveria në mënyrë efektive përjashtoheshin ofertuesit ndërkombëtarë.

Një tender me vlerë 33.4 milion euro për rindërtimin e shkollave, mori vetëm interes nga kompanitë shqiptare. Këtu përfshiheshin të preferuarat e qeverisë Fusha shpk, Albstar shpk, Salillari shpk, Gjikuria shpk dhe Vellezerit Hysa shpk.

Ndërsa tenderët ishin shpallur si ndërkombëtarë, pjesëmarrja e kompanive të huaja ishte e pamundur për shkak të afatit për aplikimet të përcaktuara nga qeveria, vetëm 9 ditë nga 20 që parashikon ligji.

Proceset e prokurimit të qeverisë shtrojnë një numër pyetjesh, por tani është e qartë se fondet e BE-së do të menaxhohen nga UNDP në emër të BE-së. Fondet do të menaxhohen sipas praktikave dhe kërkesave më të mira të Kombeve të Bashkuara, pa ndonjë menaxhim apo ndërhyrje nga qeveria shqiptare.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme