Mbështetës të Presidentit amerikan janë grumbulluar jashtë Spitalit Kombëtar Ushtarak Walter Reed ku Trump po trajtohet pasi u diagnostikua me koroanvirus.
Qytetarët sollën lule dhe pankarta, në mbështetje të një shërimi të shpejtë dhe të lehtë të presidentit amerikan.
Në të gjithë vendin u organizuan tubime ku njerëzit uronin shërim të mbarë për presidentin Donald Trump.