Franca dhe Austria rihapin restorantet dhe baret

Nga Exit News
Franca dhe Austria rihapin restorantet dhe baret

Austria dhe Franca janë dy vende evropiane që lehtësuan masat kundër koronavirusit, duke lejuar hapjen e restoranteve dhe kinemave, të mërkurën.

Austria hapi restorantet, hotelet dhe teatrot për herë të parë në më shumë se pesë muaj. “Drita në fund të tunelit po bëhet më e ndritshme,” tha Kancelari Sebastian Kurz, sipas Deutche Welle.

Detyrimi për karantinë nuk do të kërkohet më vizitorët e huaj duke filluar të Mërkurën, tha Ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mückstein. Sidoqoftë, vizitorët duhet të sigurojnë një certifikatë shëndetësore që tregon se nuk janë të infektuar me koronavirusin.

Franca rihapi ambjentet e jashtme të restoranteve, megjithëse e kufizuar në 50% të kapacitetit të tyre dhe në gjashtë persona për tryezë. Restorantet dhe kafenetë do të duhet të presin deri më 9 qershor për të lejuar klientët brenda.

Kinematë, teatrot dhe muzetë në Francë u hapën, me kushtin e mbajtjes së maskave ​​dhe distancës fizike.

Ndërsa ora policore u ndryshua në 21:00. Disneyland Paris njoftoi se do të rihapet më 17 qershor.

Lehtësimi i kufizimeve i Francës vjen përpara hapjes së plotë të planifikuar më 30 qershor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>