Që prej 15 dhjetorit nga ora 20:00 deri në 06:00 qytetarët francezë do e kenë të ndaluar lëvizjen gjatë kësaj fashe orari.
Gjithashtu do të vijojnë të jenë të mbyllyra muzetë, kinematë, teatrot dhe vendet sportive, që pritej të rihapeshin të marten.
Këto janë masat e reja që njoftoi kryeministri francez Jean Castex. Ai pohoi se pavarësisht karantinës kombëtare, numrat e të infektuarve nuk janë ulur.
“Nuk jemi ende në fund të kësaj vale të dytë dhe nuk do t’i arrijmë objektivat e vëna për 15 dhjetor. Duhet të mbetemi të përqendruar dhe ta gjejmë rrugën gjatë javëve të ardhshme”, tha kryeministri Castex në një konferencë për media.
Më herët Franca shpalli karantinën e dytë kombëtare e cila do të nisi nga 30 tetori.
Qytetarët francezë mund të dilnin nga shtëpitë vetëm për të shkuar në punë ose për arsye mjekësore. Pjesa më e madhe e bizneseve, përfshi dhe restorantet e baret u mbyllen.