
Franca ka dërguar dy avionë luftarakë dhe një anije në detin Mesdhe për shkak të tensioneve të krijuara mes Turqisë dhe Greqisë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka kërkuar Turqisë të ndalojë kërkimet e naftës në ujërat e diskutueshme në zonë. Ai ka deklaruar se ushtria franceze do të monitorojë situatën.
Një anije turke nisi një mision studimi të hënën, duke nxitur reagimin e Greqisë.
Presidenti Turk, Erdogan ka deklaruar se situata mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe se vendi i tij nuk po ndermerr aventura.
“Situata në mesdheun lindor është shqetësuese. Vendimet e njëanëshme të Turqisë në lidhje me kërkimet e naftës po provokojnë tensione, të cilat dueht të mbarojnë për të mundësuar dialog të vendeve fqinje dhe aleate në NATO”, ka deklaruar Macron pasi njoftoi rritjen e prezencës ushtarake franceze përkohësisht në Mesdhe, në bashkëpunim me Greqinë.