Një burrë u ndalua dhe u vendos nën arrest të martën, më 10 mars, në rajonin e Oise (Uazë) në Francë, për vënien në shitje në internet të materialeve mbrojtëse të skaduara (maska, xhel etj.) kundër koronavirusit.
Operacioni, i udhëhequr nga xhandarmëria e Oise, ku gjendet edhe numri më i madh i rasteve të infektimit me koronavirus në Francë, lejoi zbulimin e 9,400 maskave, 3.300 dorezave, 4.500 fshireseve njëpërdorimshe, 80 shisheve 150 ml xhel hidroalkoolik dhe 14 shisheve 500 ml xhel hidroalkoolik.
Mashtrimi u zbulua pas një vëzhgimi në faqet e shitjeve në internet nga xhandarët e zyrës së inteligjencës në Somme.
Këto produkte industriale të skaduara, ishin përgatitur për shkatërrim, por ndërkohë ishin vjedhur pikërisht nga nga një prej punonjësve të kompanisë që i prodhonte, sipas raportimeve në mediat franceze.
Burri 59-vjeçar u arrestua dhe u vendos në paraburgim me udhëzim të prokurorisë së Beauvais (Bove).
Për tu informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:
– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)
– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)
– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)
– Masat e marra nga qeveria shqiptare deri tani (kliko këtu)