Francë, arrestohet se shiste maska dhe dezinfektantë të skaduar

Nga Exit News
Francë, arrestohet se shiste maska dhe dezinfektantë të skaduar

Një burrë u ndalua dhe u vendos nën arrest të martën, më 10 mars, në rajonin e Oise (Uazë) në Francë, për vënien në shitje në internet të materialeve mbrojtëse të skaduara (maska, xhel etj.) kundër koronavirusit.

Operacioni, i udhëhequr nga xhandarmëria e Oise, ku gjendet edhe numri më i madh i rasteve të infektimit me koronavirus në Francë, lejoi zbulimin e 9,400 maskave, 3.300 dorezave,  4.500 fshireseve njëpërdorimshe, 80 shisheve 150 ml xhel hidroalkoolik dhe 14 shisheve 500 ml xhel hidroalkoolik.

Mashtrimi u zbulua pas një vëzhgimi në faqet e shitjeve në internet nga xhandarët e zyrës së inteligjencës në Somme.

Këto produkte industriale të skaduara, ishin përgatitur për shkatërrim, por ndërkohë ishin vjedhur pikërisht nga nga një prej punonjësve të kompanisë që i prodhonte, sipas raportimeve në mediat franceze.

Burri 59-vjeçar u arrestua dhe u vendos në paraburgim me udhëzim të  prokurorisë së Beauvais (Bove).

Për tu informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:

– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)

– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)

– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)

 Masat e marra nga qeveria shqiptare deri tani (kliko këtu)

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>