Futbollistët e Barcelonës ranë dakord të hënën që të shkurtojnë me 70 për qind pagat e tyre në mënyrë që pjesa tjetër e stafit të marrë pagë të plotë.
Lajmin e njoftoi kapiteni i skuadrës, Lionel Messi, përmes një postimi në Instagram.
Ai u shpreh se dakordësia e lojtarëve erdhi si solidaritet për klubin në një nga momentet më të vështira të pas-Luftës së Dytë Botërore.
Te katalanasit luajnë disa nga futbollistët më të paguar në botë.
Barcelona shpenzoi 66 për qind të bilancit prej 970 milionë eurosh të vitit të shkuar vetëm për paga.
Përveç sportistëve llogariten reth 1 mijë punonjës të tjerë që shërbejnë në klub.
Bordi drejtues i Barcelonës dhe drejtuesit teknik – edhe të klubit të basketbollit – kanë rënë dakord të bëjnë të njëjtën gjë.
Në Spanjë futbolli nuk luhet që prej 10 marsit, kampionati është ndërprerë ndërkohë që shumë klube po hasin vështirësi me financat.
Situatë e ngjashme është hasur edhe në Itali e Gjermani, ku klube kryesore si Juventus apo Bayern Munich kanë shkurtuar pagat.