Futbollistët në protestë në 10 tetor, kërkojnë ndryshimin e ligjit për sponsorizim

Nga Exit News
Futbollistët në protestë në 10 tetor, kërkojnë ndryshimin e ligjit për sponsorizim

Futbollistët dhe stafet e ekipeve të Superligës do të protestojnë në 10 tetor, për t’i kërkuar qeverisë plotësimin e kërkesave të tyre lidhur me ndryshimin e ligjit për sportin dhe sponsorizimet.

Vendimi për protestën u mor të martën, gjatë mbledhjes së Ligës Profesioniste të Futbollit.

Nëse ekipet e futbollit nuk do të kishin bojkotuar ndeshjet, kjo do të ishte java e tretë e kampionatit të Superligës.

Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit i kanë dërguar qeverisë kërkesat e tyre nëpërmjet një letre dërguar më datë 10 gusht.

Ata i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH në 6 përqind, faljen e gjobave dhe detyrimeve të prapambetura tatimore; mos pagimin e TVSH -së për të ardhurat e sportistëve dhe miratimin e ligjit të sponsorizimeve.

Si kryeministri Rama, ashtu dhe ministrja e Financave Denaj i kanë quajtuar ‘të papranueshme’ kërkesat e klubeve të futbollit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>