Gazetarët që e mbulojnë Kuvendin kanë protestuar sot, 9 qershor, kundër vendimit të Kuvendit për ndalimin e gazetarëve nga salla e raportimeve. Ky vendim u denoncua nga gazetarja Esiona Konomi, e cila sqaroi në profilin e saj në Facebook se mbledhjet do të filmohen nga vetë administarta e Kuvendit, ndërkohë që gazetarët nuk do të lejohen as në korridore.
“Gazetarët mund të hyjnë vetëm në një sallë të posacme për median, nga ku mund të ndjekin në ekran mbledhjet,” shkoi Konomi.
Presidenti Ilir Meta e kritikoi vendimin e Kuvendit për ndalimin e gazetarëve nga salla e raportimeve:
“Ky akt, që vjen në të njëjtën kohë me nxitimin e mazhorancës për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audioviziv”.
Partia Demokratike e quajti antidemokratik dhe antikushtetues vendimin e parlamentit për të mos lejuar punonjësit e medias në sallat e mbledhjes së komisioneve parlamentare kur këto të fundit janë duke punuar.