Gazetarët shqiptarë kundërshtojnë paketën anti-shpifje të Ramës

Gazetarët shqiptarë kundërshtojnë paketën anti-shpifje të Ramës

Pas organizatave ndërkombëtare, kundër paketës ligjore anti-shpifje të Qeverisë Rama kanë reaguar dhe mediat e organizatat shqiptare në mbrotje të lirisë së shtypit.

BIRN Albania, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, AIS/Open Data Albania, Civil Rights Defenders dhe Këshilli Shqiptar i Medias, me anë të një deklarate për shtyp, shprehen se qëllimi i vetëm i ligjit për regjistrimin, kontrollin, gjobitjen dhe mbylljen e mediave onlinë është kapja e të gjithë medias nga qeveria:

“Projektligjet janë prezantuar për konsultim publik, pa u shoqëruar me një relacion shpjegues mbi nevojën apo jo për ligje të tilla, pa studime të mirëfillta për gjendjen aktuale, pa identifikuar probleme të mundshme dhe pa arsyetuar nevojën e ndërhyrjes dhe masën e saj.

Parë kjo në kuadër të gjendjes aktuale të medias në Shqipëri, me dominimin e “lajmeve” false që shpërndahen nga zyrat e shtypit dhe që prezantohen si informacione të pavarura në median konvencionale, kryesisht televizione, synimi i projektligjeve duket se është vendosja nën kontroll të plotë të informacionit në duart e qeverisë.

Më herët katër organizata ndërkombëtare për lirinë e medias i kanë kërkuar kryeministrit Rama të tërhiqet nga ndryshimet ligjore që cënojnë lirinë e medias.

Këtë nismë e ka kundërshtuar dhe OSBE , duke e cilësuar si një praktikë që dëmton lirinë e medias e shprehjes, dhe vë median nën kontrollin e plotë të qeverisë.

Paketa ligjore anti-shpifje, e iniciuar nga Kryeministri Rama parashikon regjistrimin e të gjithë mediave online, mbikëqyrjen e materialeve të publikuara në to dhe gjobitjen ose mbylljen në rast së përmbajtja e tyre cilësohet shpifje nga insitucionet përkatëse. Institucionet që parashikohen të marrin këtë pushtet janë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP dhe Autoriteti i Medias Audiovizuale (AMA).

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>