Gjermania deklaron disa pjesë të Kroacisë si zona me rrezik

Nga Exit News
Gjermania deklaron disa pjesë të Kroacisë si zona me rrezik

Agjencia e shëndetit publik në Gjermani të enjten deklaroi si zona me rrezik nga koronavirusi kontenë Šibenik-Knin dhe atë Split-Dalmatia në Kroaci.

Kroacia është shteti i tretë për nga numri i atyre që janë kthyer në Gjermani të infektuar, pas Kosovës dhe Turqisë, deklaron Instituti Robert Koch.

Në Gjermani janë ngritur shqetësime për numrat në rritje të të infektuarve. Instituti Robert Koch të enjten publikoi numrin total të rasteve të konfirmuara në Gjermani që ka shkuar në 228,621.

1,707 raste u konfirmuan në 24 orët e fundit duke shënuar rritjen ditore më të lartë që nga data 26 prill.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>