Gjermania e fut Francën në listën e vendeve me rrezik, karantinë për ata që kthehen nga atje

Nga Exit News
Gjermania e fut Francën në listën e vendeve me rrezik, karantinë për ata që kthehen nga atje

Gjermania e ka futur Parisin dhe rivierën franceze në listën e kuqe të zonave me rrezik të lartë për koronavirusin.

Të gjithë ata që kthehen nga Parisi ose riviera do të duhet të bëjnë testin Covid dhe të qendrojnë në karantinë të detyruar për dy javë. Testimi do të ofrohet falas në aeroportet gjermane.

Instituti Robert Koch njoftoi në një deklaratë për shtyp se rajoni i rivierës franceze konsiderohet zonë me rrezik të lartë për infektimin me Covid-19.

Zonat konsiderohen të rrezikshme kur numri I infeksionve ët reja kalon 50 raste për 100 mijë banorë, gjatë 7 ditëve të fundit. Franca raportoi të dielën, rreth 5000 raste të reja me Covid-19.

Më herët Gjermani ka futur në listën e kuqe edhe Spanjën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>