Gjermania mund të lehtësojë kufizimet anti-Covid para pranverës

Nga Exit News
Gjermania mund të lehtësojë kufizimet anti-Covid para pranverës

Gjermania mund të lehtësojë kufizimet anti-Covid para pranverës, në rast se numri i të infektuarve do të vijojë të ulet.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn deklaroi të enjten se vendi ‘nuk mund të qëndrojë në karantinë të plotë gjatë gjithë dimrit’.

Por ai theksoi se ky vendim varet nga numri i të infektuarve të rinj dhe pacientëve të shtruar në spitale.

Numri i infeksioneve të reja dhe i pacientëve në kujdes intensiv kanë rënë vazhdimisht që nga fillimi i vitit, një trend që Spahn e quan “inkurajues”.

Gjermania hyri në një karantinë të pjesshme në nëntor, duke mbyllur baret, restorantet dhe mjediset kulturore dhe sportive. Në mes të dhjetorit, qeveria vendosi dhe mbylljen e shkollave e dyqaneve jo-thelbësore teksa në Europë nisi të shpërhapej dhe varianti britanik i Covid-19.

Kancelarja Merkel dhe udhëheqësit e 16 landeve të Gjermanisë do të takohen të mërkurën e ardhshme, për të vendosur nëse do t’i lehtësojnë apo do të zgjasin kufizimet edhe përtej 14 shkurtit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>