
Vendimi për ashpërsimin e masave kufizuese kundër koronavirusit në Gjermani u shty deri më 25 nentor, tha Kancelarja Merkel, sipas Reuters të hënën.
Ajo u takua me drejtuesit e landeve për të diskutuar për masat e reja, përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskës nga fëmijët në shkolla, por asnjë marrëveshje nuk u arrit.
Merkel tha se shumica e landeve nuk do një shtrëngim të masave ndaluese. “Unë kisha vendosur të miratoja masa të reja, por shumica nuk ra dakord”, tha Merkel.