Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënoi të mërkurën 11 persona për tjetërsimin e pronave në Shëngjin tek zona e Ranës së Hedhur.
Mes të dënuarve janë dhe vëllai dhe motra e ish-deputetit socialist në Lezhë, Arben Ndoka.
Gjykata ka vendosur dhe sekuestrimin e pasurive me vlerë tregu rreth 55 milionë euro, në pronësi të të dënuarve.
Personat e dënuar nga GJKKO janë:
- Xhevi Ndoka – 6.8 vite burg;
- Mimoza Ndoka – 1.4 vjet burg;
- Emanuel Gjura – 4.8 vjet burg;
- Zef Lazri – 8 muaj burg;
- Blendi Ndoka – 3,6 vjet burg;
- Luigj Paloka – 4.8 vjet burg;
- Paulin Simoni – 3.4 vjet burg;
- Vlash Gaxulli – 2 vjet burg;
- Genc Zeneli – 2 vjet burg;
- Kol Lleshi – 2 vjet burg;
- Marjeta Perskura -1.4 vite burg.
Dosja e tjetërsimit të pronave në Lezhë është e lidhur me atë të bandës së Avdylajve dhe laboratorit të heroinës zbuluar në Has, në tetor 2018, njohur si Dosja 339.
Grupi i zyrtarëve që merrej me tjetërsimin e pronave në Lezhë u zbulua gjatë përgjimeve të telefonatave të bandës së Avdylajve të Shijakut, të akuzuar për trafik droge.