GJKKO nis gjyqin ndaj Capjave

Nga Exit News
GJKKO nis gjyqin ndaj Capjave

Gjykata e Posaçme ka nisur gjyqin ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit, Jorgo Lekut, Florenc Çapjan dhe Ervis Bardhin për vrasjen e Gentian e Nezir Beqiri, në 2012.

Florenç Çapja u arrestua në Dubai dhe Ervis Bardhi në Greqi. Ndërsa të akuzuarit e tjerë ndodhen në burg në vend.

Ata akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës në vitin 2006. Sipas policisë autor i këtij atentati ka qenë Florenc Çapja, i cili në të shkuarën është akuzuar edhe për vrasjen e Memës – ekzekutuar më 13 mars 2015 në Torino, Itali – dhe Gentian Beqirit. Të dy këta akuzoheshin nga familja Çapja për vrasjen e Sokol Çapjes – vrarë më 26 dhjetor 2005.

Në vitin 2012, ata u gjykuan për porositjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirajt. Sipas policisë autorët e kësaj vrasjeje të dyfishtë janë Ervis Bardhi (38 vjeç) dhe Etien Çani (28-vjeç).

Ndërsa në 2016, Ardian Çapja u arrestua për sulm ndaj policisë së bashku me dy të tjerë, por më pas u la i lirë nga policia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>