Pesë parti politike në Kosovë janë gjobitur të premten nga Paneli Zgjedhor i Ankesave me 21 mijë euro gjobë.
Gjatë seancës së mbajtur të premten më 12 shkurt, PZAP shqyrtoi 9 ankesa dhe gjobiti partitë pasi kanë shkelur Kodin e Mirësjelljes.
Partitë që janë gjobitur janë: Partia Demokratike e Kosovës me 9200 euro, Lëvizja Vetëvendosje me 7200 euro, Lidhja Demokratike e Kosovës me 2000 euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1500 euro dhe Lista Serbe me 1200 euro.
Kodi i Mirësjelljes në Kosovë i ndalon partive prishjen e elementëve të fushatës së partive rivale, përdorimin e gjuhës së urrjetjes, nxitjen e veprimeve të paligjshme etj.
Partitë politike në Kosovë janë gjobitur më herët edhe për shkelje të masave të COVID-19.