Partitë kryesore të Kosovës gjobiten për shkeljen e masave anti-Covid

Nga Die Morina van Uijtregt
Partitë kryesore të Kosovës gjobiten për shkeljen e masave anti-Covid

Inspektorati i Prishtinës ka gjobitur tre partitë kryesore në Kosovë me 2,000 € secila për shkeljen e masave për parandalimin e masave anti-Covid, gjatë fushatës elektorale.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri njoftoi, të hënën, se partitë e gjobitura janë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizje Vetëvendosje (LVV).

Partitë kanë organizuar takime me mbi 10 qytetarë, në ambiente të mbyllura, pa mbajtur maska dhe pa respektuar rregullat e distancimit social.

Duke postuar foto nga mbledhjet e partive, Tahiri shkroi në Facebook se ‘askush nuk është mbi ligjin’.

“Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik është obligim për të gjithë,” shtoi ai.

Për LDK-në kjo është gjoba e tretë në pak ditë, për të njëjtën shkelje: organizimin e takimeve me qytetarë në shkelje të çdo protokolli anti-Covid.

Qytetarët kanë denoncuar publikisht partitë dhe i kanë bërë thirrje autoriteteve të gjobisin dhe të marrin masa kundër tyre.

Kosova ka caktuar datën 14 shkurt për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që e konsideroi jokushtetuese votimin e qeverisë aktuale të udhëhequr nga LDK-ja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>