Policia ka gjobitur kryetaren e Lëvizjes Socialiste për integrim, Monika Kryemadhi për mosmbajtjen e maskës.
Sipas mediave, policia ka gjobitur dhe ish deputeten e LSI, Floida Kërpaçin.
Kryemadhi ka deklaruar disa herë se ajo nuk do të mbajë maskë duke argumentuar se maska mbahet vetëm kur je në afërsi me njerëzit dhe jo në rrugë.
Kryemadhi është sulmuar disa herë nga kryeministri Rama për mos mbajtjen e maskës në aktivitetet e saj elektorale.