![Hashim Thaci Gjykata e Hagës refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/07/Hashim-Thaci.jpg)
Gjykata e Hagës refuzoi, të mërkurën, kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për lirim me kusht.
Arsyeja që gjykata ka refuzuar të lirojë Thaçin nga dhomat e paraburgimit në Hagë është rreziku për arratisje apo për shkatërrim, fshehje e falsikim të provave.
Kërkesa për lirimin me kusht ishte bërë nga avokatët e Thaçit që në 4 dhjetor.
Hashim Thaçi ndodhet në paraburgimin e Hagës që prej nëntorit 2020.
Ai, bashkë me ish-drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzohen për krime gjatë Luftës së Kosovës, në vitet 1998-1999.