
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion lë në fuqi vendimin për pezullimin e komisionerit të KPA-së Luan Daci. Vendmi i Gjykatës u morr sot, pas kërkesës së avokatit të Dacit, Andi Duraj për shtyrjen e seancën për masën e sigurisë .
Luan Daci, anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit akuzohet nga SPAK për fallsifikim dokumentash. Ai ka fshehur shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997 nga dosja e aplikimit për komisioner të KPA-së. SPAK më 20 maj e pezulloi nga detyra.