Gjykata e Tiranës pranoi, të martën, akuzat e prokurorisë për Ervis Martinajn dhe Elio Hadon, për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku u vra Fabian Gaxha.
Po ashtu, gjykata ka pranuar ‘gjykim të shkurtuar’ për të dy të akuzuarit, që do të thotë se gjykimi i tyre do të bazohet vetëm në provat e dorëzuara deri më tani.
Më 4 tetor 2018 pas një përplasje me armë në një lokal në zonën e ish-Bllokut, mbeti i vrarë Fabian Gaxha ndërsa u plagosën Elio Hado dhe Ervis Martinaj.
Ervis Martinaj akuzohet për krijim kushtesh për të kryer vrasjen, fshehje e të ardhurave, falsifikim pasaportash dhe organizim lojrash fati.
Ndërsa Hado akuzohet për vrasje të dy ose më shumë personave e mbetur në tentative, armëmbajtje pa leje dhe plagosje.
Në shkurt 2020, prokuroria dërgoi në gjykatë 4 të akuzuar për vrasjen e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut, ku u përfshinë Ervin Mata, Marviol Bilo, Elion Hado dhe Ervis Martinaj.
Dosja penale ndaj Ervin Matës dhe Mervjol Bilos është drejt mbylljes nga prokuroria e Tiranës. Mervjol Bilo është ende në arrati.