Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Emiljano Likën, skafistin e akuzuar për trafikimin e 55 klandestinëve të kapur në Vjosë, në 8 janar.
Vendimi u mor të enjten.
Lika akuzohet për ‘dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit’.
Në 8 janar, Lika tentoi të trafikonte nga Vlora drejt Italisë 55 klandestinë sirianë.
Por gomonia u fundos duke rrezikuar jetën e klandestinëve.
Lika arriti të arratisej, por në 20 janar ai u arrestua në Vlorë.
Për të njëjtën ngjarje janë arrestuar më parë dhe Qazim Ismailaj, i dyshuar se ka strehuar në shtëpinë e tij disa prej klandestinëve të kapur në Vjosë; si dhe pronari i një hoteli në Tiranë, i cili sërish kishte strehuar një pjesë të klandestinëve.