Gjykata lë në burg skafistin e 55 klandestinëve

Nga Exit News
Gjykata lë në burg skafistin e 55 klandestinëve

Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Emiljano Likën, skafistin e akuzuar për trafikimin e 55 klandestinëve të kapur në Vjosë, në 8 janar.

Vendimi u mor të enjten.

Lika akuzohet për ‘dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit’.

Në 8 janar, Lika tentoi të trafikonte nga Vlora drejt Italisë 55 klandestinë sirianë.

Por gomonia u fundos duke rrezikuar jetën e klandestinëve.

Lika arriti të arratisej, por në 20 janar ai u arrestua në Vlorë.

Për të njëjtën ngjarje janë arrestuar më parë dhe Qazim Ismailaj, i dyshuar se ka strehuar në shtëpinë e tij disa prej klandestinëve të kapur në Vjosë; si dhe pronari i një hoteli në Tiranë, i cili sërish kishte strehuar një pjesë të klandestinëve.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>