Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar ka pranuar, të hënën, kërkesën e Altin Avdylaj për gjykim të shkurtuar.
Gjykata ka vendosur ta ndajë çështjen e Altinit nga të arrestuarit e tjerë të bandës Avdylaj.
Nuk dihen ende arsyet se përse trupa pa pranuar gjykimin e shkurtuar për Altin Avdyulajn. Ai është arrestuar gjatë operacionit Volvo 4.
Altin Avdylaj është një ndër drejtuesit e bandës së vëllezërve Avdylaj në Shijak,
Ai dhe bashkëpunëtoret e tij akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.
Altin Avdylaj u kap në audio-përgjime teksa fliste me ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako për mbledhjen e votave për PS-në në zgjedhjet e vitit 2017.
Hetimet për këtë rast u ndoqën nga dy ish-prokurorë të Krimeve të Rënda, që tashmë janë komanduar si pjesë e Prokurorisë së Posaçmë Antikorrupsion, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.