Gjykata refuzon lirimin me kusht të Salih Mustafës

Nga Exit News
Gjykata refuzon lirimin me kusht të Salih Mustafës

Gjykatësi i Dhomës së Specializuar në Hagë, Nicolas Guillou, ka refuzuar, të hënën, kërkesën për lirimin me kusht të Salih Mustafës, ish-drejtues i UÇK-së gjatë luftës së Kosovës dhe ish-shef i inteligjencës së FSK-së.

Salih Mustafa ndodhet aktualisht në dhomat e paraburgimit në Hagë.

Kërkesa e avokatit mbrojtës të Mustafës u rrëzua nga gjykata, sipas së cilës “pozicioni i Mustafës brenda aparatit të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, që i siguron atij qasje në informacione dhe burime që do lehtësojnë çdo përpjekje për të ikur; pengojnë procedurat përmes ndërhyrjes në viktima dhe dëshmitarë, ose të kryejë krime të mëtejshme”.

Megjithëse avokati i Mustafës kishte deklaruar se ai do të dorëzojë pasaportën dhe do të qendrojë në banesën e tij për të punuar në mënyrë që t’i sigurojë familjes të ardhura për të jetuar, kërkesa e tyre nuk është pranuar.

Salih Mustafa, ish-drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Ai u deklarua i pafajshëm për katër akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>