Dhomat e Specializuara të Hagës refuzuan për të dytën herë kërkesën për lirim të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa.
Sipas vendimit të publikuar të martën, gjyqtari Nicolas Guillou vlerësoi se ka rrezik që Mustafa të arratiset, të pengojë punën e Dhomave të Specializuara ose të kryejë krime kundër dëshmitarëve në çështjen kundër tij.
Më 24 nëntor 2020, Gjykatësi i Dhomës së Specializuar në Hagë, Nicolas Guillou, refuzoi kërkesën e parë për lirimin me kusht të Salih Mustafës, pavarësisht se Mustafa tha se do të dorëzojë pasaportën.
Gjykata speciale arsyetoi në nëntor se “pozicioni i Mustafës brenda aparatit të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, që i siguron atij qasje në informacione dhe burime që do lehtësojnë çdo përpjekje për të ikur; pengojnë procedurat përmes ndërhyrjes në viktima dhe dëshmitarë, ose të kryejë krime të mëtejshme”.
Mustafa u arrestua në 24 shtator nga EULEX-i me akuzën për ndalim arbitrar, trajtimin mizor, torturë të të paktën 6 personave, dhe vrasjen e njërit prej tyre, në periudhën midis 1 prillit dhe 19 prillit 1999, në Zllash, të Kosovës. Ai u deklarua i pafajshëm për katër akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë.
Salih Mustafën ka qenë ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit. Ai ka drejtuar njësinë e quajtur BIA, për krime ndaj njerëzimit gjatë luftës Kosove-Serbi.