Google dhe Twitter planifikojnë të heqin përmbajtjet që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë

Nga Exit News
Google dhe Twitter planifikojnë të heqin përmbajtjet që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë

Kompanitë Twitter dhe Google kanë në plan që në platformat e tyre të heqin përmbajtjen që e mohon gjenocidin në Srebrenicë raporton Radio Evropa e Lirë.

Në përgjigje për REL, Google, e cila ka në pronësi YouTube, thotë se do të fshijë të gjithë videot që shkelin rregullat e vendosura kundër përhapjes së gjuhës së urrejtjes.

“Ne ndalojmë përmbajtjen që minimizon ose mohon ngjarje të dhunshme të cilat janë të dokumentuara mirë, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë. Nëse konstatohet se përmbajtja shkel këto udhëzime, ne do ta heqim atë”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të You Tube.

Twitter ka kthyer një përgjigje pothuajse të njejtë ku nënvizon politikën e ashpër kundër gjuhës së urrejtjes dhe lavdërimit të krimeve si gjenocidi.

Instituti i Kërkimit të Gjenocidit në Kanada (IGK) u dërgoi së fundi një kërkesë kompanive Twitter dhe YouTube për të ndaluar mohimin e gjenocidit të Srebrenicës në platformat e tyre.

Në luftrat që pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë, focat serbe vranë mbi 8 000 burra dhe djem në Srebrenicë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë i ka njohur si gjenocid krimet e kryera në Srebrenicë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>