
I dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell e ka quajtur sih-kryeministrin Kosovar, Albin Kurti si kundërshtar të ideve të Shteteve të Bashkuara, në një këmbim shënimesh në rrjetin social Twitter.
Kurti e quan marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Washington si në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe nuk e sheh si të detyrueshëm zbatimin e saj në rast se kthehet në detyrën e kryeministrit.
Në përgjigje të kësaj deklarate, Grenell ka akuzuar Albin Kurtin se është gjithmonë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se po dëmton ekonominë e Kosovës përmes qëndrimit të tij.