Ish-emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, më anë të një komenti në rrjetin Twitter i ka kërkuar BE të aprovojë liberalizimin e vizave me Kosovën.
Ai shtoi se qysh në 2019 Kancelarja gjermane, Angela Merkel kishte premtuar heqjen e vizave për disa kategori punëtorësh.
Grenell u largua nga detyra e negociatorit në bisedimet Kosovë- Serbi pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të adminsitratës Biden, por ai vazhdon të komentojë për zhvillimet në vend.
Ndryshe nga Trump, Biden ka kërkuar rikthimin e BE si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmejtësuar nga Bashkimi Europian.
Para pak ditësh Grenell kritikoi kryeministrin në ardhje, Albin Kurtin, si “anti-amerikan” dhe drejtuar kah “terrorizmit”, për deklaratat e këtij të fundit në lidhje me mëdyshjet për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.
Më poshtë statusi i plotë:
“Ndaloni bisedat për vizat dhe filloni të jepni viza.
Kancelarja Merkel më tha personalisht se kjo ishte diçka që mund të fillonte ta bënte menjëherë për disa punëtorë. Kjo ishte në vitin 2019 …“