Grenell kundër Kurtit, taksa të hiqet pa reciprocitet ndaj Serbisë

Nga Exit News
Grenell kundër Kurtit, taksa të hiqet pa reciprocitet ndaj Serbisë

Shtetet e Bashkuara janë kundër masave për reciprocitet të premtuara nga Kryeministri Albin Kurti në vend të taksës 100 për qind ndaj Serbisë.

Zëdhënësi i të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, i tha Radios Evropa e Lirë (RFE/RL) se Kosova duhet ta heqë taksën edhe pa reciprocitet. RFE/RL citon Dick Custinin, zëdhënes i ambasadori Richard Grenell:

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë taksën, por ta heqë plotësisht atë”.

Kosova vuri taksë 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake në vitin 2018. Me te marrë detyren, Kryeministri Kurti është shprehur se do ta zëvendësojë me reciprocitet ndaj Serbisë dhe se reciprociteti do të zbatohet “në aspektin ekonomik, tregtar dhe politik”.

Heqja e taksës është kundërshtuar nga ish-partitë e koalicionit qeverisës PDK dhe AAK. Veseli dhe Haradinaj i kanë bëri thirrje qeverisë së Vetëvendosjes dhe LDK-së të mos bëjnë manovra me taksën dhe te mos kalohet në reciprocitet pa njohje të pavarësisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>