Grenell: njohja reciproke Kosovë-Serbi, çështjet politike diskutohen në Bruksel

Nga Exit News
Grenell: njohja reciproke Kosovë-Serbi, çështjet politike diskutohen në Bruksel

Administrata e Trump hoqi nga bisedimet njohjen reciproke të Kosovës sepse BE ka planifikuar të diskutojë çështjen në takimin e së hënës, me delegacionet e dy vendeve, sipas Richard Grenell, të dërguarit të Presidentit Trump për dialogun.

Në konferencën për shtyp, pas fimrosjen së dokumentave, ai tha se pika e njohjes reciproke, nuk u hoq për shkak të kërcënimeve të Presidentit Vuçiç, por sepse njohja reciproke do të diskutohet nga BE, në konferencën e firmosjes së marrëveshjes.

“Dhe më lejoni të them vetëm diçka në lidhje me pyetjen për pikën 10, një nga arsyet pse ne ishim të gatshëm të mos flisnim për këtë këtu ishte sepse është në agjendë për tu diskutura të hënën në Evropë dhe ne po përpiqemi të bashkohemi me BE për të diskutuar. Kështu të hënën, çështja do të trajtohet në detaje në Bruksel”, sqaroi Grenell.

Grenell theksoi se për dhjetë vitet e fundit, jo vetëm evropianët, por edhe Uashingtoni nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje për mosmarrëveshjen midis dy vendeve të Ballkanit.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të diskutojnë në Bruksel të Hënën, nën kujdesin e kryediplomatit të BE Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm, Miroslav Lajcak.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>