Grida Duma akuzon Ramën: Gënjeve për viktimat e Covid-19, jep llogari

Nga Exit News
Grida Duma akuzon Ramën: Gënjeve për viktimat e Covid-19, jep llogari

Përfaqësuesja e PD-së, Grida Duma akuzoi të premten kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer për viktimat e Covid-19 dhe i ka kërkuar që të japë llogari para familjarëve.

Sipas saj qeveria është duke fshehur vdekjet e Covid-19.

Përmes një video në Facebook ajo u shpreh:

“Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën nga Covid. Ai u tha mijëra familjeve që sot vajtojnë se të afërmit që humbën janë vetëm numra. Edi Rama dil përpara mijëra familjeve në zi, jep llogari”.

Gjatë muajt nëntor Kreu i PD-së Basha dhe kryeministri Rama u përplasën për numrin e viktimave me Covid-19 në vend.

Basha akuzoi qeverinë se po fsheh numrat e vërtetë të viktimave, të cilat janë më të larta se ato të raportuara zyrtarisht.

Duke iu referuar Bashës, Rama tha se ‘ata që po kërkojnë të vdesin më shumë, ende nuk kanë nxjerrë mësime se pse kanë humbur.’

Kjo është një akuzë e përsëritur nga ana e PD.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>