Mediat italiane njoftojnë se Guardia di Finanzia e Komandës së San Benedettos në Tronto kapi sot rreth 2,3 ton kanabis me prejardhje nga Shqipëria dhe arrestoi dy persona, një italian dhe një shqiptar përkatësisht të moshës 63 vjeç dhe 24 vjeç.
Operacioni u drejtua nga Zëvendës Prokurori i Republikës në Ascoli Piceno Zonja Cinzia Piccioni. Kjo është sasia më e madhe e drogës e sekuestruar deri më tani nga policia italiane në territorin e Ascolit.
Rezultati i jashtëzakonshëm u arrit nga hetimi i plotë i nisur nga idetifikimi i një mjeti lundrues të ardhur në ujrat italiane me shumë mundësi nga Shqipëria dhe me qëllimin për tu shkarkuar pranë grykëderdhjes së lumit Tronto.
Në fakt, mjeti i kontrollit i vëne në veprim natën e shkuar ka mundësuar dallimin dhe bllokimin e një furgoni ku ndodheshit dy të arrestuarit. Ato ishin drejtuar për në veri të grukëderdhjes së lumit Tronto. Kontrolli i menjëhershëm i bërë nga ushtarakët solli zbulimin në rërë të rreth 40 vrima që përmbanin marijuanë.
Njëkohësisht, njësia detare e Policisë e nisur nga porti i San Benedetto të Trontos dhe nga Ancona sekuestruan 73 pakot e tjera të hedhura në det nga trafikantët, të cilët arritën të arratiseshin. Policia italiane nisi menjëherë kërkimin e tyre në det deri në afërsi të ujrave kroate, ku njësitë e trupës u detyruan të ndërpresin aktivitetin.
Operacioni i jashtëzakonshëm mundësoi sekuestrimin e sasisë së drogës dhe 25 bidonave me naftë të nevojshme për të furnizuar mjetin lundrues të trafikantëve.