Hajdari: Rama merr €500 milionë borxh, dhe jep €50 milionë ndihmë

Nga Exit News
Hajdari: Rama merr €500 milionë borxh, dhe jep €50 milionë ndihmë

Deputetja Rudina Hajdari i kërkoi qeverisë të miratojë një paketë të tretë të ndihmës ekonomike kundër krizës së Covid-19.

“Të miratojmë një paketë për biznesin e vogël që të mbulojë koston fikse për qiranë apo taksat”, tha Hajdari në fjalën e saj në seancën plenare të së enjten,.

Ajo kërkoi të dijë pse qeveria ka marrë 500 milionë euro borxh dhe ndërkohë ka shpenzuar vetëm 50 milionë euro për qytetarët:

500 mln euro i kemi marrë për krizën ndaj COVID, por qeveria Rama 50 mln euro i ka çuar për përballimin e krizës”.

Hajdari akuzoi kryeministrin Rama si të vetmin në rajon “që merr një shumë parash dhe ofron ndihmën më të vogël qytetarëve”.

“FMN tregoi se paketat e mbështetjes së COVID të Shqipërisë janë më të vogla se të rajonit”, përfundoi Hajdari.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>