Hapet ambasada e Kosovës ne Jeruzalem, pritet me kritika në Kosovë

Nga Exit News
Hapet ambasada e Kosovës ne Jeruzalem, pritet me kritika në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës MPJD tha të dielën se është hapur zyrtarisht ambasada e Kosovës në Izrael.

Por në hapjen e ambasadës për shkak të pandemisë nuk kishte përfaqësues nga Kosova të pranishëm.

“Në pamundësi për të qenë prezentë në Jerusalem përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, për shkak të situatës pandemike, Ministria e Punëve të Jashtme ka udhëzuar të ngarkuarën me punë në Izrael që pllakën e zbuluar nga ministri Ashkenazi, bashkë me flamurin shtetëror, ta vendosë në objektin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem”, tha ministria.

Hapja e ambasadës u prit me kritika në Kosovë.

Ish-ministrja e Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla tha se “shpifësit ma pamundësuan pjesëmarrjen”.

“Edhepse shpifësit ma pamundësuan kurorëzimin e kësaj pune me praninë time të planifikuar sot në Jerusalem, jam shumë e lumtur që përkundër pengesave të mëdha brenda e jashtë, kjo arritje u përmbyll – duke hapë horizont të ri për Kosovën tonë”, tha Haradinaj-Stublla.

Edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj pati kritika për qeverinë në detyre dhe për qeverinë e ardhshme.

Ai tha se “nuk pati vendosmëri dhe guxim për të shënuar hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem”.

“Për disa javë, autoritetet e larta të Shtetit të Izraelit kanë pritur zyrtarisht koalicionin qeverisës dhe koalicionin fitues të zgjedhjeve për ta hapur ambasadën në Jerusalem, por askush nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen”, tha ai.

Ndërsa kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem “është veprim i qëlluar dhe i rëndësishëm”.

Më herët Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti tha se qeveria e tij do ta shqyrtojë vendosjes e ambasadës së Kosovës në Jersualem dhe shtoi se marrëdhëniet me Izraelin “janë të rëndësishme” për Kosovën.

Më 1 shkurt 2021, Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës dhe dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike mes tyre. Izraeli u bë shteti i 117 që njeh pavarësinë e Kosovës.

Bashkimi Europian kritikoi vendimin e Kosovës për të hapur ambasadën e saj në Jeruzalem. Po ashtu edhe Serbia është shprehur e pakënaqur me marrëveshjen Izrael-Kosovë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>