Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur të shtunën garën për tunelin e Llogarasë.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Tuneli do të shkurtojë distancën drejt bregdetit të jugut për të gjithë vizitorët vendas e të huaj, ka thënë kryeministri.
“Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Një projekt ambicioz, i cili plotëson rrjetin infrastrukturor drejt jugut të vendit duke lehtësuar aksesin dhe rritur sigurinë në udhëtim. Një vepër e cila i përgjigjet strategjisë sonë të turizmit duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut për të gjithë vizitorët vendas e të huaj, si dhe duke i dhënë hov zhvillimit të mëtejshëm turistik të rivierës shqiptare”, ka shkruar ai.
Projekti i ndërtimit të Tunelit të Llogarasë do të financohet nga qeveria. Tuneli 6 kilometra i gjatë pritet që të shkurtojë aksin Orikum – Palasë në vetëm 10 minuta rrugë.
Qytetarët do të paguajnë një tarifë fikse për të kaluar në tunel. Ndërtimi i tunelit, sipas qeverisë parashikohet të kushtojë 6,3 milionë euro.
Kompanitë iC Consulenten Ziviltechniker, ELEA iC dhe IBE, SEED Consulting shpk dhe InfraKonsult shpk janë fitueset e tenderit për projektimin e tunelit të Llogarasë.
Qeveria hapi në qershor garën ndërkombëtare për hartimin e projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë