Hapet gara për tunelin e Llogarasë

Nga Exit News
Hapet gara për tunelin e Llogarasë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur të shtunën garën për tunelin e Llogarasë.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Tuneli do të shkurtojë distancën drejt bregdetit të jugut për të gjithë vizitorët vendas e të huaj, ka thënë kryeministri.

“Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Një projekt ambicioz, i cili plotëson rrjetin infrastrukturor drejt jugut të vendit duke lehtësuar aksesin dhe rritur sigurinë në udhëtim.  Një vepër e cila i përgjigjet strategjisë sonë të turizmit duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut për të gjithë vizitorët vendas e të huaj, si dhe duke i dhënë hov zhvillimit të mëtejshëm turistik të rivierës shqiptare”, ka shkruar ai.

Projekti i ndërtimit të Tunelit të Llogarasë do të financohet nga qeveria. Tuneli 6 kilometra i gjatë pritet që të shkurtojë aksin Orikum – Palasë në vetëm 10 minuta rrugë.

Qytetarët do të paguajnë një tarifë fikse për të kaluar në tunel. Ndërtimi i tunelit, sipas qeverisë parashikohet të kushtojë 6,3 milionë euro.

Kompanitë iC Consulenten Ziviltechniker, ELEA iC dhe IBE, SEED Consulting shpk dhe InfraKonsult shpk janë fitueset e tenderit për projektimin e tunelit të Llogarasë.

Qeveria hapi në qershor garën ndërkombëtare për hartimin e projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>