
Ramashu Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK e ka quajtu kryeministrin Kurti “mashtrues ordiner”. Në një deklaratë për Kosova Press, të martën, pas përfundimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj u shpreh se:
“Është pikërisht ajo që kemi paralajmëruar, rreziku nga mashtruesi Kurti, pra në këtë rast Kurti është mashtrues ordinder dhe po mashtron popullin e Kosovës me një qasje të rrezikshme në dialog”.
Ai u shpre se Koaova duhet të kërkojë vetëm njohjen e vendit:
“Nuk është ky dialog, është humbje kohe dhe mashtrim për Kosovën, pra nuk është fokusimi të çështja kryesore që ka mbet njohja reciproke të cilën e ka theksuar presidenti Biden qartë në letrën e vet”.
Haradinaj e akuzoi Kurtin se poe. kthen dialogun në fazat e fillimit, duke propozuar mini-shengenin:
“Është një qasje e rrezikshme e kryeministrit Kurti, pra e gabuar, ai po e rikthen dialogun në fillim, po kërkon të krijojë marrëdhënie të re ekonomike tregtare pra me pikën 1 mes Kosovës dhe Serbisë, më të avancuara se ‘Mini-Schengeni”.
Të martën , 15 qershor u mbaj takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiçit, në Bruksel. Ky takim përfundoi pa asnëj marrëveshje. Dialogu do të vazhdojë më 25 korrik.