Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe partia e tij AAK i kanë kërkuar qeverisë që të ndërpresë menjëherë procesin e dialogut me Serbinë.
Reagimi i AAK-së vjen menjëherë pas dorëheqjen së presidentit Hashim Thaçi.
Pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së, partia kërkoi dhe mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë për gjendjen e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara.
Po ashtu AKK propozon dhe :
- Mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për situatën e sigurisë së përgjithshme;
- Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në përkrahje të vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë;
- Takim të të gjithë spektrit politik për gjetjen e unitetit kombëtar në ballafaqimin me sfidat politike dhe kushtetuese.
Pak orë më parë, Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i presidentit, menjeherë pas konfirmimit të aktakuzës për krime gjatë luftës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Hagës.
Një ditë me parë, edhe Kadri Veseli, aktualisht kryetar i PDK-së, u vu në dijeni për akt akuzën dhe sot është nisur për në Hagë.