Haradinaj: Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë

Nga Exit News
Haradinaj: Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë

Kreu i AAK Ramush Haradinaj e cilësoi si të drejtë vendimin e kryeministrit Albin Kurti për takimin e 11 majit.

¨Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës¨, tha Haradinaj në Facebook.

Ai u shpreh se praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se ai nuk do të takohet me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, pasi 11 maji u përmend si një datë e mundshme për një takim të tillë në Bruksel.

“Nuk mund të marr pjesë në një takim, të cilin nuk e kam konfirmuar më parë pjesëmarrjen time,” u tha Kurti gazetarëve të mërkurën, ndërsa filloi vizitën dy-ditore në Bruksel.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme