Hoti: Askush nuk mund të gjykojë luftën tonë për liri

Hoti: Askush nuk mund të gjykojë luftën tonë për liri

“Askush nuk mund të gjykojë luftën tonë për liri. Qeveria e Republikës së Kosovës beson thellë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit, që mbetet një nga periudhat më të ndritshme të historisë.”

Kështu deklaroi Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti menjëherë pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi, pas vërtetimit të akt-akuzave për krimet e luftës për Thaçin e Veselin.

Hoti u shpreh se ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për çlirimin e vendit tonë, për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, e jo në tokë të huaj.

Ai theksoi se qeveria e Kosovës konsideron se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa vendim përfundimtar të organeve kompetente të drejtësisë.

Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi akuzohen se janë përgjegjës për rreth 100 vrasje të civilëve gjatë luftës për pavarësinë e Kosovës.

Krimet mbi të cilat janë ngritur akuzat përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh të Kosovës, përfshirë dhe kundërshtarë politikë të tyre.

Ata u njoftuan për aktakuzën një ditë më parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>