Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka hedhur poshtë kritikat për bisedimet Kosovë-Serbi, duke deklaruar se nuk do të ketë dialog teknik, por vetëm marrëveshje politike për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në një postim në Facebook, Hoti shkroi:
“Nuk ka dialog teknik.
Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.”
Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, por edhe këshilltarë të presidentit Thaçi kanë kritikuar qasjen e Hotit në takimin me presidentin Vuçiç.
Sipas tyre pala serbe ka dominuar bisedimet dhe ka vendosur axhendën e bisedimeve sipas interesit të saj, duke kthyer edhe njëherë bisedimet tek çështjet teknike.
Hoti dhe Vuçiç biseduan, në 16 korrik në Bruksel, në një takim ndërmjetësuar nga zyrtari i lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borell dhe i dërguari i Posaçëm Miroslav Lajçak.
Ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë mes dy liderëve të vendeve fqinje pas ndërprerjes së bisedimeve prej thuajse dy vitesh.
Për më shumë mbi takimin mund të lexoni këtu.