Hoti hedh poshtë kritikat: Me Serbinë nuk ka dialog teknik

Nga Exit News
Hoti hedh poshtë kritikat: Me Serbinë nuk ka dialog teknik

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka hedhur poshtë kritikat për bisedimet Kosovë-Serbi, duke deklaruar se nuk do të ketë dialog teknik, por vetëm marrëveshje politike për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Hoti shkroi:

“Nuk ka dialog teknik.
Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.”

Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, por edhe këshilltarë të presidentit Thaçi kanë kritikuar qasjen e Hotit në takimin me presidentin Vuçiç.

Sipas tyre pala serbe ka dominuar bisedimet dhe ka vendosur axhendën e bisedimeve sipas interesit të saj, duke kthyer edhe njëherë bisedimet tek çështjet teknike.

Hoti dhe Vuçiç biseduan, në 16 korrik në Bruksel, në një takim ndërmjetësuar nga zyrtari i lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borell dhe i dërguari i Posaçëm Miroslav Lajçak.

Ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë mes dy liderëve të vendeve fqinje pas ndërprerjes së bisedimeve prej thuajse dy vitesh.

Për më shumë mbi takimin mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>