Në përfundim të takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri kosovar Hoti tha se në javët në vijim do të detajohen çështjet që do të diskutohen.
“Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes, duhet vullnet i të dy palëve. Çështja me objektive është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.”, tha kryeministri i Kosovës, Avduallah Hoti.
Vuçiçi i quajti diskutimet të vështira në një intervistë për Radio Televizionin Serb.
Ai tha se është biseduar për çvshtjen e personave të zhdukur si dhe për ekonomine e dy vendeve.
Bisedimet do të vijojnë në datën 22 korrik në nivel teknik.
Ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë mes dy liderëve të vendeve fqinje pas ndërprerjes së bisedimeve prej thuajse dy vitesh.
Takimi që nisi rreth orës 19:00 të së enjtes erdhi pas përcaktimit të axhendës në një video telefonatë mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Hoti, të ndërmjetësuar nga zyrtarët europianë Joseph Borell dhe Miroslav Lajcak.