Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë trë martën se nuk ka dakordësi me PDK për votimin e buxhetit të 2021.
Në një konferencë për media Hoti u tha gazetarëve se ai pret që projektligji për buxhetin e 2021 të kalojë në Kuvend.
“Ne e kemi dorëzuar draftligjin për buxhetin 2021 në Kuvend, unë pres që ai të kalojë tash nëpër procedura parlamentare”, ka thënë Hoti për gazetarët.
Hoti ka thënë se me PDK pati dakordësi vetëm për ligjin e rimëkëmbjes por jo për buxhetin.
“Nuk ka marrëveshje me PDK-në për ligjin e buxhetit, me ta ka qenë marrëveshja për ligjin për rimëkëmbjen ekonomike. Ata kanë ardhë me disa amendamente, ne i kemi pranuar ato dhe në fakt ju e dini, ne kemi bërë ftesë që nga fillimi për komplet opozitën që të bëhet pjesë e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike”, ka thënë Hoti në konferencën për media.