Hoti sqaron kuvendin: Nuk diskutoj ndryshimin e territoreve me Serbinë

Nga Exit News
Hoti sqaron kuvendin: Nuk diskutoj ndryshimin e territoreve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka premtuar para deputetëve se ndryshimi i territoreve të Kosovës nuk ka për tu diskutuar me Serbinë si mënyrë për zgjidhjen e konfliktit.

Gjatë fjalës në kuvend, Hoti dha sqarime për strategjinë e tij në bisedimet me Serbinë. Ai tha se tre janë parimet kryesore në këtë dialog:

  • integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm dhe i pacenueshëm;
  • organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket;
  • marrëveshja me Serbinë do të jenë në përputhje me Kushtetutën.

Hoti sqaroi se diskutimi me Serbinë nuk do të jetë në nivel teknik dhe se në ditët në vazhdim të gjitha takimet në këtë proces do të jenë në funksion të draftimit të marrëveshjes përfundimtare.

Hoti po ashtu tha se nuk do të ketë dialog teknik dhe se në ditët në vazhdim të gjitha takimet në këtë proces do të jenë në funksion të draftimit të marrëveshjes përfundimtare.

Lidhur me çështjen e personave të pagjetur, Hoti tha se ka qenë pala kosovare ajo që në takimin me delagacionin serb, ka paraqitur kërkesat e Kosovës për zbardhjen e çështjes së të pagjeturve:

“Tema e parë, personat e pagjetur për Qeverinë e Kosovës është obligim shtetëror, moral ndaj familjeve të tyre.”

Ndërsa për çështjen ekonomike, kryeministri sqaroi se Kosova do të kërkojë kompensim për dëmet e luftës.

Hoti premtoi se do të informojë dhe do të jetë transparent me kuvendin gjatë gjithë periudhës së negociatave me Serbinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>